Basha merr vilë pranë Ilir Metës

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka një pasion të madh për vilat dhe sidomos ato në rezidencat e oligarkëve.

Pak muaj më parë CNA.al raportoi se Lulzim Basha kishte marrë një vilë në Long Hill rezidencë e ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli i quajtur oligark dhe denoncuar me dhjetëra herë nga Basha. Në tetor të vitit që lamë pas Basha u zhvendos nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Por prej kohësh Luli e harroi Papulin dhe tashmë është strehuar tek vilat e ndërtuara prej tij. Mediat raportuan se ishin dy dhe jo një vilë, njëra prej të cilave në emër të familjarëve të tij.

Por çfarë thoshte Basha dikur për Agron Papulin? “Ne kemi denoncuar me dhjetra afera, afera e fundit ka qenë ajo e Papulit i cili përfiton 1.8 milion euro nga dhënia me qira e makinave të policisë. 127 tendera ka marrë miku i tij Agron Papuli, që kur Edi Rama është bërë kryeministër. Rezulton që ka marrë 17.3 milion euro nga buxheti i shtetit, vetëm një njeri.” Ndërkohë që në një tjetër dalje për mediat, Basha shprehej se Kompania “Fusha.shpk.

në pronësi të Agron Papulit, mikut dhe ndërtuesit të vilës së Durrësit, jo të Dardhës, të Dardhës e ka dikush tjetër, ka fituar 19 tendera me vlerë totale 595 milion lekë.” Luli Basha në lidhje me akuzat për dy vilat e marra në kompleksin e biznesmenti Agron Papuli Basha dha një përgjigje justifikuese rutinë, duke mohuar dhe përfshirë Edi Ramën si përhapës të këtij lajmi.

Vila në Long Hill është e dyta për Lulzim Bashën pas asaj në Qerret ku shpesh darkon në konfidencë me eksponentë të lartë politikë, përfshi edhe presidentin Meta. Së fundi për të mos qenë larg Monës dhe Ilirit, Lulzim Basha është afruar tek vilat e Samir Manes, oligarkut të cilit Luli ka frikë ti përmendë edhe emrin. Valamar, quhet rezidenca e ndëtuar nga Mane në gjirin e Lalzit, vend ku kohët e fundit është parë të zbarkojë dhe qendrojë në një vilë luksoze Lulzim Basha.

Në Lalëz gjithashtu kanë vila edhe presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të rëndësishëm të politikës dhe biznesit. Vilat në Valamar ndërtuar nga Samir Mane janë pjesë e një resorti luksoz, ku si në rastin e Long Hill, Lulzim Basha është përpjekur t’i fshehë dhe mos deklarojë asgjë. Nuk janë gjilpëra në kashtë por vila në rezidencat më luksoze të Shqipërisë. Lulzim Basha është shfaqur shpesh së fundi në Valamar tek rezidenca e ndërtuar nga Samir Mane, dhe pas këtij lajmi pritet që sërish ta mohoje apo të deklarojë se e ka marrë me qera ashtu sicc tha edhe për vilat në Long Hill.

Basha shpesh është akuzuar se pasuritë i vendos në emër të familjarëve të tij, akuzat u forcuan pas dëmshpërblimit më 16 milionë euro nga Edi Rama, për një pallat ndërtuar nga vjehërri i Lulit në Vlorë, brenda në det. Rama i dha Bashës të gjithë mundësitë të fitonte me shpejtësi një gjyq formal në Strasburg dhe familjarët e tij të mbushnin xhepat me lekët e shqiptarëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...