Qenka profesor dhe zotëri burrë! Ja kush është burri i Angela Merkelit

E tërhequr dhe jo gjithmonë e lexueshme, kështu mund ta përshkruaje Angela Merkelin. E duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer.

Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla. Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer.

Joachim Sauer u njoh me Angeal Merkel në vitet 80-të në Akademinë e Shkencave të Berlinit. Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë. Sauer ka dy djem nga martesa e parë. Ndryshe nuk ka shumë të dhëna për personin privat, Joachim Sauer.

Më shumë dihet ajo që Merkel thotë për të: “Ne nuk flasim pa mbarim vetëm për politikën, por ai është në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një këshilltar i mirë.” Çiftin e lidh pasioni për operan dhe natyrën, prej disa vitesh në verë ata udhëtojnë për pushime në Tirolin e Jugut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...