Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ngushëllon familjen Rama për humbjen e nënës së tyre, Aneta Rama, në moshën 82-vjere.

Braçe ka postuar një mesazh të veçantë për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit Edi Rama.

“Të jesh në paqe mike e mirë! E kam me vete zërin tënd, re voltën që na bente bashke; Mirësinë TËNDE! Lamtumirë!”, shkruan Braçe.

Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Me profesonin mjeke stomatologe, doktoreshë. Aneta Rama lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate të shkëlqyera.