Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashur dhe të komentuar të shoëbizit.

Prej vitesh ata janë në një lidhje dashurie dhe po bashkëjetojnë prej kohësh. Por së fundi thuhet se çifti kanë ndërmend t’i japin fund beqarisë.

Sipas Panorama Plus, Eni dhe Genci po planifikojnë të martohen në vjeshtë, në një ceremony vip vetëm me miqtë më të ngushtë.

Madje, raportohet se dyshja ka kohë që bashkëjetojnë në Prishtinë dhe dasma do të jetë thjesht një simbolikë dhe festë për miqtë.

Nuk ka patur ende një reagim nga dyshja që me siguri do të duan ta mbajnë shumë privat këtë moment të jetës së tyre./ CNA.al