Një darkë festive nuk shkoi ashtu siç duhet në Selanik pasi ka çuar në ínfektimin e 21 personave, mes të cilëve është pozitiv edhe dhëndri e nusja.

Spítalet e Papageorgiou dhe Ippokratio në Selanik kanë marrë 200 mostra të dyshuara për koronavirus për ekzamínim, por që nuk kanë të bëjnë me martesën në tërësi.

Kisha ku u zhvillua dasma në Selanikun perëndimor është një hapësirë e hapur, por rreth 40 të ftuar u futën brenda kishës sepse pas dasmës çifti bëri pagëzimin e fëmijës së tyre.

Aty ishin të pranishëm 150 të ftuar, disa prej të cilëve kishin ardhur edhe nga Gjermania. Ceremonia u zhvillua të Shtunën e kaluar në Kishën e Ngjalljes Lord, por është kthyer në shqetësim për autoritetet shëndetësore pasi konsiderohet si një vatër e re Còvidi.

Deri më tani, sipas burimeve, në mesin e personave që kanë rezultuar pozitiv në test janë nusja, dhëndri, nëna e dhëndrit, motra, babai, gruaja e babait, edhe DJ i ceremonisë.