Edhe nëse gënjejmë bindshëm, trupi ynë i tregon të gjitha. Dhe kjo zakonisht ndodh sepse gjuha e trupit thjesht injorohet nga një gënjeshtar, i cili në vend të kësaj, përqendrohet tërësiht në fjalët e tyre dhe shprehjet e fytyrës ashtu si çdo person tjetër.

Psikologët besojnë se çelësi për zbulimin e gënjeshtrave është zbuluar në gjuhën e trupit për këtë arsye, dhe nëse e zhvendosim vëmendjen tek ajo, mund të kapim pothuajse çdo element.

Disa njerëz janë gënjeshtarë më të mirë se të tjerët. Dhe ndërsa nuk ka asnjë shenjë universale që mund të vërtetojë me 100% siguri se një person gënjen, ne kemi mbledhur disa gjëra që duhet t’i kushtoni vëmendje, që do t’ju ndihmojnë të zbuloni persona të tillë më lehtë.

Gjurmoni pauzat.

Një nga të dhënat më të zakonshme të zërit që zbulojnë nëse një person gënjen është pauza, kështu që kushtojini vëmendje atyre. Nëse një person merr pauza të gjata ose ka shumë prej tyre ndërsa flet, me siguri po gënjen dhe po merr kohën e tij për të menduar se çfarë të thotë. Pasthirrmat e të folurit si “ah”, “uhh” dhe “dua të them” gjithashtu llogariten.

Kushtojini vëmendje kohëzgjatjes së emocioneve.

Zakonisht, emocionet e vërteta zgjasin jo më shumë se 5 sekonda. Nëse dikush shpreh emocion për më shumë se 5 sekonda, ka shumë të ngjarë të jetë i rremë. Ju nuk mund të keni të njëjtën shprehje të fytyrës për 10 sekonda, apo jo? Prandaj, kujdes nga kjo.

Vëreni kohën

Shkencëtarët zbuluan se emocionet gjithmonë vijnë në radhë të parë, dhe vetëm atëherë ato përcillen me fjalë. Nëse një person fillimisht thotë “Unë jam i zemëruar”, dhe vetëm atëherë mund të shihni një shprehje të zemëruar të fytyrës, është e rreme.

Kontrolloni për sinqeritetin e emocioneve.

Emocionet e vërteta janë të sinqerta dhe nuk është gjithmonë e lehtë t’i riprodhoni ato, kështu që përpiquni të shihni se sa i sinqertë është dikush. Emocioni është i sinqertë kur nuk është vetëm një pjesë e fytyrës që ndryshon.

Për shembull, nëse një person buzëqesh, jo vetëm që buzët e tyre lëvizin por rrudhat duhet të shfaqen edhe afër syve dhe vetullat automatikisht do të zbresin poshtë. E njëjta gjë vlen me çdo emocion tjetër.

Jini të vëmendshëm ndaj përsëritjes.

Ndërsa për disa njerëz është thjesht e vështirë të shprehin mendimet e tyre me fjalë, përsëritja e tepërt mund të jetë një pamje e një personi që gënjen. Nëse ai ose ajo po përsërit vazhdimisht diçka, mund të nënkuptojë që ata po përpiqen t’ju bindin ju dhe veten duke parë reagimin tuaj nëse besoni atë që po thonë.

Duke u përgjigjur me të njëjtat fjalë ose fraza që janë përdorur në pyetje.

Zgjedhja e fjalëve gjithashtu do të thotë shumë. Nëse një person përdor saktësisht të njëjtat fjalë që janë përdorur në pyetje, ata nuk ndjehen mjaft lirshëm dhe përpiqen të kapen pas jalëve që ju thatë, pasi mund të kenë frikë se do të thonë shumë ose të zbulojnë diçka tjetër.

Përsëritja e vetë pyetjes para se të përgjigjeni është një shenjë e keqe – është ajo që bëjnë shumë gënjeshtarë për të marrë kohën e tyre dhe për të dalë me një përgjigje.

Mbulimi i fytyrës ose gojës

Një nga shenjat më të lehta të gjuhës së trupit për tu vërejtur është kur një gënjeshtar mbulon fytyrën ose gojën. Është një gjë e zakonshme që gënjeshtarët e bëjnë pasi është një përgjigje psikologjike, kështu që nëse e shihni këtë, është shumë e mundur që ju po gënjejnë.