Zjárri pùshton pyjet në Shkodër, OSHEE lë pa energji mijëra banorë të dhjetra fshatrave

Për shkak se rrezikohet linja nga vatrat e zjarrit që kanë pushtuar zonë e Bogiçit në Shkodër, OSSH njofton ndërprerjen e energjisë elektrike për dhjetra-mijëra banorë.

Teksa nga njëra anë shkatërrimi i pyjëve ka pasoja katastrofike për zonën, nga ana tjetër banorët duhet të kalojnë edhe netët dhe ditët pa rrymë elektrike.

OSSH njofton se ka stakuar linjat 35kV Bogiq – Koplik dhe Bogiq – Shkodra 3, dhe për pasojë kanë mbetur pa energji n/stacionet Shkodra3, Vrakë, Dobraç, Vukpalaj, Koplik dhe Bajzë. Brigadat e likujdimit të avarisë Tensioni i Lartë po punojnë per eleminimin sa më të shpejtë të avarisë.

Pa energji elektrike kanë mbetur banorët e zonave: Lagjet Kiras, fshatrat Lopcej, Dobraç, ndërmarrja e pularisë “Elvis”, Shtoi i ri, Shtoi i vjeter, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione shtetrore, N/prefektura, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije,

Ktosh Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë cesme, Burgu i Recit, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë, Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...