Shuhet në moshën 82-vjeçare Aneta Rama. Zemra e nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm.

Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook. Në rreshtat prekëse, Edi Rama shkruan se ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.

Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam” shkruan Edi Rama.