Ekskluzive nga spitali infektiv. ABC News sjell realitetin shokues nga “Covid 1”: Dëshmitë e të mbijetuarve, vuajtjet nga dhoma e intubimit, çfarë bëjnë mjekët për të shpëtuar jetë…Sot në orën 16.00 në ekranin e ABC News.

ABC NEWS hyn në pavijonet e spitalit të Infektivit në QSUT, në një moment kur Shqipëria është në kulmin e përhapjes së koronavirusit, e drejt 127-ës mbërrijnë mijëra telefonata.

Shtretërit në spitalin Covid mbushen çdo ditë e po ashtu lirohen nga ata që nuk mbijetojnë. Gazetarja, Luljeta Progni, bashkë me ekipin e operatorëve të ABC NEWS, ju sjell jetët e pacientëve dhe mjekëve në karantinën që nuk dihet sa do të zgjasë.

Të shoqëruar nga doktoreshë, Najada Çomo, drejtuesja e Infektivit, grupi i xhirimit të ABC NEWS, ka mundur të kontaktojë me pjesëtarë të stafit shëndetësor dhe me pacientë gjithashtu. Me atë që po kalojnë, në dëshmitë e tyre të sëmuret, hedhin poshtë çdo aludim për kalimin me lehtësi të kësaj pandemie.