Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk e kanë fituar betejën me Covid tre qytetarë.

Ka ndërruar jetë një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani, të shtruar në dy spitalet Covid.

Në 24 orë ka pasur më pak raste pozitivie se ditët e fundit, ku janë shënuar 79 të infektuar, 56 prej tyre vetëm në Tiranë.

115 pacientë janë shtruar në spitalet Covid, 16 në terapi intensive dhe 5 të intubuar. Mirela Cami-Instituti i Shëndetiti Publik:Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të përdorni maskën kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.