Ky është mbiemri më i përhapur në Shqipëri, të gjithë njohim njerëz me këtë mbiemër

Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët, në një studim të kohëve të fundit të kryer nga profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, nxirrte në krye ata që janë trashëguar e përdoren nga popullsia e lidhur me besimin musliman.

Kështu, në 6 mbiemrat më të përdorur janë, Hoxha, Shehu, Prifti, Çela, Leka dhe Dervishi, të paktën 3 prej tyre, Hoxha, Shehu dhe Dervishi kanë lidhje me këtë përkatësi të besimit fetar. Për habi renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Këtë e vërteton një studim i tashmë historianit Paskal Milo, i cili është mbështetur në të dhëna statistikore të regjistrimit të vitit 1945.

Sipas artikullit të Paskal Milos, publikuar në vitet ‘70 në një gazetë të kohës së komunizmit, renditja e mbiemrave më të përdorur në Shqipërinë e 1945 ishte e tillë:

Në vendin e parë mbiemri “Hoxha”, në vendin e dytë “Çela”, që mund të jetë mbiemër pagan, në vend të tretë dhe të katërt mbiemrat “Gjoni” dhe “Kola”, të përhapur kryesisht mes popullsisë së besimit katolik dhe i pesti në radhë, mbiemri “Dervishi”, sërish një mbiemër që ka lidhje me besimin musliman.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...