Të djersiturit e tepërt nuk konsiderohet e rrezikshme nëse ndodh për shkaqe të tilla si ushtrimet fizike apo edhe moti i nxehtë, në këto raste organizmi juaj thjeshtë po kryen procesin normal të termorregullimit. Në të kundërt djersa e tepërt pa shkaqe të dukshme mund të jetë sinjal i shkaku të fshehur mbase edhe problematik.

 

Në momentin kur keni çrregullime të tiroides, do të prodhohen më shumë hormone metabolike te tiroides (T3, T4). Si pasojë do të keni rritje të metabolizmit, që shoqërohet me shenja të tilla si djersë të tepërta, çrregullime të ritmit të zemrës, dridhje, humbje e shpejtë të peshës.

 

Një grup medikamentesh të caktuara shkaktojnë rritje të prodhimit të djersës. Këtu përfshihen qetësuesit e dhimbjeve, antibiotiket, hormone apo edhe drogërat neuropsikiatrike.

 

Të djersiturit është një përgjigje natyrale e trupit pasi përjetoni situate stresante. Ankthi është një indicator i një rreziku potencial dhe vetë organizmi reagon duke nxitur gjëndrat e djersës për prodhimin e djersës si mekanizëm rregullator.

 

Ndryshimet hormonale gjatë periudhës së shtatzënisë , menstruacioneve, pubertetit dhe menopauzës mund të jenë shkak i djersitjes së tepërt. Zakonisht këto gjendje shoqërohen me rritje të temperaturës trupore dhe shtim të sekretimit të djersës, shkaktuar nga disbalanca e hormoneve estrogjen dhe progresteron.