Kush është Era? Vajza 14 vjecare e Ilir Metes, mendon si e rritur dhe mesazhi tron.dites per te emen ne 2 te nates

Mbrëmë, emisioni “Open” mori një tjetër rrjedhë, kur bashkëshortja e Presidentit të vendit, njëherazi kryetare e LSI Monika Kryemadhi rrëfeu se është kër.cënuar dhe për këtë arsye ka dërguar edhe vajzën e saj të vogël, Erën, në një kolegj në Angli.

“Unë jam kër.cënuar. E kam dërguar vajzën në një shkollë me konvikt sepse nuk mund ta

mbaja dot për shkak të intimidimit”, u shpreh Kryemadhi ndërsa nuk mundi t’i mbajë dot lotët si një nënë që para gjithçkaje, ka jetën e fëmijëve të saj.

 

Por kush është Era e cila për publikun shpesh është shfaqur shpesh si “Zonja e Parë” e Presidentit, e cila e ka shoqëruar babain e saj në takime të rëndësishme siç ishte ai me Papa Françeskun…

 

Në fakt, kjo vogëlushe, për këdo që e njeh nga afër, apo ka patur mundësinë ta lexojë nëpër rrjete sociale, është një mendje shumë e zgjuar dhe e bukur.

 

Me çiltërsinë dhe sinqeritetin e një fëmije, Era nuk ka ngurruar t’u tregojë prindërve se sa keq që ndjehet kur të tjerët, e sulmojnë, vetëm e vetëm pse është vajza e dy politikanëve.

 

Era nuk i pëlqen kamerat dhe aparatët fotografikë të mediave pasi i druhet komenteve pa fre në rrjetet sociale.

 

Tashmë Era është 14 vjeçe por kur ishte vetëm 10 vjeçe shkroi një status që asokohe bëri xhiron e rrjetit dhe habiti të madh e të vogël për thellësinë e mendimit.

Ishin Krishtlindjet, viti 2015…

 

“Merry Christmas. Gëzuar të gjithëve! Kjo ishte një krishtlindje e bukur por jo si ato të kaluarat që unë kam kaluar gjatë këtyre viteve. Sot isha në meshën e Krishtlindjes në Katedralen Katolike prandaj ju kërkoj falje të gjithëve për vonesën e postimit e për çdo mëkat timin që kam bërë që mund të ketë lidhje me ju. Kjo Krishtlindje mu duk bardh e zi por me mungesën e të nderuarit Imzot Rrok Mirdita unë nuk u ndjeva mirë sepse atë e kam patur si një person që mund t’i tregoja gjithçka dhe ai gjithmonë më ndihmonte për ndonjë zgjidhje.

 

Prandaj ai është një person goxha i veçantë për mua por jo vetëm për mua por të gjithë. Ju kërkoj falje që ju prisha pak gja.kun me këtë shkrim por nuk mund të rezistoja më. Edhe njëherë gëzuar Krishtlindjet e fat e mbarësi pafund”.

 

Era Meta kur mori vesh se babai i saj do bëhej President: Po me LSI-në ç’do bëhet?

 

Në komitetin drejtues kombëtar të LSI, Ilir Meta ka rrëfyer për herë të parë se si ka reaguar vajza e tij e vogël Era, kur mësoi lajmin se babai i saj do të bëhet president. Meta tha se ajo e ka marrë vesh vonë, pasi ishte në një dasëm në SHBA dhe SMS-të e shumta që i kishin mbërritur në telefon e ka çorientuar shumë.

 

“Mu kujtua një histori me Erën, vajzën time të vogel. Ajo ishte në një dasëm në SHBA dhe kur erdhi në Evropë kishte marrë shumë mesazhe urimi në telefon, që babi do bëhet president. Ishte e hutuar se nuk e dinte këtë histori, kishte telefonuar Elonën cfarë po ndodh dhe i kishte thënë se ishte e ç’orientuar. Ajo e kishte sqaruar që Meta do bëhet President. Ajo ia kishte kthyer e shqetësuar: Lere presidentin, por me LSI çfarë do bëhet?”.

 

Prandaj ai është një person goxha i veçantë për mua por jo vetëm për mua por të gjithë. Ju kërkoj falje që ju prisha pak gjakun me këtë shkrim por nuk mund të rezistoja më. Edhe njëherë gëzuar Krishtlindjet e fat e mbarësi pafund”

 

28 nëntor 2017- Monika Kryemadhi lexon mesazhin në “Tonight”, që i kishte dërguar në 2 të natës

 

“Gjithmonë kam menduar sesi do të ishte jeta ime jashtë vëmendjes së mediave dhe kamerave. Të paktën ta dija sesi do të ishte të ishe një fëmijë i cili nuk gjykohet nga njerëzit nga pamja dhe nga veset dhe shumë gjëra të tjera. Besoj se më në fund e kuptoni sesi një fjalë e keqe ndikon tek një fëmijë e cila sado e madhe apo e vogël të jetë prapë e ndjen” shkruhej në fund të mesazhit. Kryemadhi pohoi se ky mesazh e ka përlotur dhe e ka lënë pa gjumë natën e 28 nëntorit.

 

Urimi i veçantë i Monika Kryemadhit për ditëlindjen e Erës, 16 shkurt 2018

 

Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...