A keni dëgjuar për kurën me vezë dhe vaj ulliri të cilën nuk ka mbetur njeri pa e provuar? Mësoni se

Në jetën e përditshme hasemi me probleme të shumta shëndetësore, të cilat në jo pak raste zgjidhen edhe me kura natyrale.

Rënia e flokëve dhe problemet me dendësinë dhe shkëlqimin e tyre janë probleme që prekin rregullisht si femrat ashtu edhe meshkujt.

Përtej trajtimeve mjekësore, shëndeti i flokëve mund të përmirësohet ndjeshëm falë këtyre kurave natyrale.

Kura Natyrale Për Flokët Të Cilat Ia Vlen T’i Provoni

Aloe Vera

Aloe vera përbën një kurë të shkëlqyer kundër rënies së flokëve.

Ajo qetëson dhe zbut skalpin e kokës dhe krijon një mjedis të shëndetshëm për rigjenerimin e qelizave të flokëve.

Aloe vera ndihmon në eli. minimin e yndyrës që parandalon rritjen e flokëve.

Ju mund të përdorni rregullisht xhelin e aloe verës për të masazhuar skalpin dhe ushqyer flokun.

Ju këshillojmë ta mbani këtë maskë përreth 10-15 minuta e më pas ta shpëlani.

Më pas mund ta lani kokën me shampon e zakonshme

Jamballi

Jamballi rekomandohet për të pastruar skalpin e thatë e të irri. tuar.

Jamballi çel poret dhe forcon rrënjët e flokut, dobësimi i së cilës bëhet shpesh shkak për rrënjën e flokut.

Jamballi mund të konsumohet çdo javë në formën e çajit.

Lëngu I Qepës

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb thonë se lëngu i qepës është shumë efikas për rritjen e flokut dhe funksionon me të vërtetë.

Qepa përmban sulfur që përmirëson qarkullimin e gja. kut, nxit prodhimin e kolagjenit dhe lufton bakteret që prekin sipërfaqen e skalpit.

Ju mund ta lyeni skalpin me lëng qepe dhe ta mbani për 15 minuta.

Më pas mund ta lani kokën me shampon e zakonshme.

Vaji I Rozmarinës

Vaji i rozmarinës është ideal kundër zbokthit dhe inf. eksioneve të lëkurës së kokës.

Ky vaj gjithashtu funksionon kundër rënies së flokëve dhe ka një rol të fortë stimulues për rritjen e tyre.

Vaji i rozmarinës mund të aplikohet direkt në rrënjët e flokut për efikasitet të lartë.

Hudhra

Hudhra forcon flokun në mënyrë të ndjeshme.

Njësoj si qepa, ajo është shumë e pasur me minerale dhe vitamina që e ushqejnë dhe forcojnë flokun.

Ju mund të përzieni në mikser disa thelbinj hudhre dhe pasi të keni formuar një masë të trashë mund ta vendosni atë në skalp, ta mbani përreth 10 minuta e më pas të lani flokët me shampo si zakonisht.

Një kurë e tillë ndalon menjëherë rënien e flokut.

Uthulla E Mollës

Bll okimi i rrënjëve të flokut nga bak. teret shkakton rënie të madhe të flokëve.

Për të parandaluar një gjë të tillë ju mund të shpëlani flokun me një përzierje të sasive të barabarta të uthullës së mollës dhe ujit.

Veza

Maska me vezë është një nga kurat më natyrale kundër rënies së flokut.

Veza përmban sasi të larta proteine e cila rikthen flokun në gjëndjen e mëparshme.

Në një tas qelqi përzieni një vezë me një lugë gjelle me vaj ulliri.

Maskën përdoreni në flokë të larë e të lagur dhe mbajeni për 10 minuta.

Më pas lajini flokët si zakonisht me shampo. Këtë kurë mund ta përdorni 1 herë në javë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...