I dalin të palarat, ja kush e tregoi se Kryeministri po dëmton shqiptarët: E keqja…

Analisti dhe ish-deputeti i PD-së Mark Marku, ka deklaruar se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese që ndalojnë koalicionet zgjedhore.

‘Me këtë veprim, Rama por edhe Shqipëria e kanë humbur datën për hapjen e negociatave’, tha Marku i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.

“Me këtë që ka bërë Rama është humbur data për negociatat. Cdo ditë e më shumë po largohemi nga BE. Me këtë që ka bërë Rama do ketë pasoja për vendin. Jemi futur në një situatë kaotike, Rama ka prishur të gjithë procesin e nisur në Këshillin Politik. Pashë edhe deklaratën e Yuri Kim që shprehte zhgënjim nga veprimi i Ramës dhe ftonin për negociata në Këshillin Politik? Po pse të ketë negociata kur ai i pengoi koalicionet zgjedhore?

Unë nuk them të mos bëhen por Rama ka hedhur në erë mundësinë që të shkohet qetësisht në zgjedhjet e ardhshme. Unë e shoh të vështirë që palët të gjejnë konsensus. Megjithatë them se pavarësisht se është shkelje e rëndë e të drejtave pengimi i koalicioneve, them që kjo nuk e bën opozitën të humbë zgjedhjet. Pra, opozita madje duhet të bëhet më e fortë dhe të nisë një lëvizje kundër Ramës. PS edhe sot po të votohet nuk është parti e parë, se nuk ka mundësi të bësh këto manovra, manipulime për të marrë e blerë zgjedhjet. Nëse i ke, pse duhet t’i blesh?”,- tha Marku.

Sipas tij, opozitës i takon që të nisë një lëvizje për rrëzimin e Ramës, madje edhe të nisin protestat.

“Opozitës i takon të krijojnë një lëvizje të gjërë, të krijojnë një aleancë për rrëzimin e Ramës. PD vetë të hapet kundrejt shoqërisë, t’ju garantojë programe, miniprograme aktorëve që do të duan të përfshihen, duhet të ndryshojnë logjikën e funksionimit të tyre. Unë besoj që ka arsye që të ketë protesta”,- tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...