Në emër të dashurisë kryhen sakrificat më të mëdha në jetë. Suela dhe Florenci janë shembulli më i mirë se dashuria ekziston dhe se ndaj saj s’ka kushte.

 

Suela dhe Florenci janë dy të rinj nga Shqipëria që janë dashuruar prej disa kohësh. Një muaj para martesës Florenci pëson një aks ident në Greqi ku ishte punëtor ndërtimi dhe mbeti i para lizuar.

 

“Çdo gjë ndryshoi në jetën tonë, mua mu desh të shkoja në Greqi të kujdesesha për të që ndenji 6 muaj në spital.

 

Pastaj vështirësitë në jetën tonë ishin çdo ditë të pranishme. Por, falë Zotit pavarësisht çdo vuajtje sot kemi gjetur lumturinë, sepse Zoti na ka bekuar me një vajzë, Lorenën, dhe arritëm të bëjmë dasmën që ëndërronim pas 9 vitesh”- shkruan ajo në rrjetet sociale.

 

Mesazhi i plotë i Suelës

Përshëndetje! Unë jam Suela, në moshën 18 vjeçe fejohem me mblesëri me një djalë të quajtur Florenc 23 vjeç. Gjërat shkonin shumë mirë, u dashuruam shumë me njëri-tjetrin dhe pas dy vjetësh vendosëm të martoheshim.

 

Por, një muaj para martesës burri im i ardhshëm pëson ak sident në Greqi në ndërtim dhe fatkeqësisht mbeti i paralizuar. Çdo gjë ndryshoi në jetën tonë, mua mu desh të shkoja në Greqi të kujdesesha për të që ndenji 6 muaj në spital. Pastaj vështirësitë në jetën tonë ishin çdo ditë të pranishme.

 

Por, falë Zotit pavarësisht çdo vuajtje sot kemi gjetur lumturinë, sepse Zoti na ka bekuar me një vajzë, Lorenën, dhe arritëm të bëjmë dasmën që ëndërronim pas 9 vitesh… Në këtë video është jeta jonë e përmbledhur në pak minuta.