Çfarë po ndodh…? Largohen dy zv.ministre nga qeveria, Rovena Voda dhe Dorina Çinari! Fjoralba Caka jep dorëheqjen

Gjatë ditës së sotme janë larguar dy zv. ministre nga detyra. Ato janë zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda dhe zvministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Çinarin. Largimi i tyre është dokumentuar edhe në fletoren e VKM-ve ditën e sotme me vendim të kryeministrit Edi Rama.

 

Kurse Fjoralba Caka, zëvendës ministrja e Drejtësisë, ka paraqitur dorëheqjen. Me anë të një njoftimi në Facebook ajo thotë se vendimi nuk ka të bëje për kushtet e punës, por është tërësisht personal.

 

Akoma nuk dihen shkaqet e largimit të tyre nga pozicioni që mbanin.

 

Kujtojmë që Voda është emëruar në pozicionin e zv. ministres së Brendshme që prej 22 majit të vitit 2017 dhe ka marrë pjesë në shumë takime e konferenca ndërkombëtare, si dhe ka kryer një sërë kualifikimesh e trajnimesh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...