Propozimi i Jozefina Topallit nga demokratët e Shkodrës, për Patozin nuk do të thotë asnjë pasi nëse do të kishte fjalë të lirë mbi gjysma e PD e duan Topallin në partinë e tyre. Për Patozin propozimi i saj nuk është prova e hapjes së partisë, por ajo që do të bëjë Basha me emrin e saj dhe me listën.

 

Ai tha se nuk shikon asnjë të përbashkët mes Topallit dhe PD që është aktualisht, ndërsa shtoi se Bindja Demokratike nuk bënë ftesa të veçanta pro fton publikisht këdo që është i lidhur me kauzën e partisë.

 

“Nuk shoh asnjë të përbashkët mes Topallit dhe PD që është sot. Nëse PD hapet realisht, Topalli do të propozohet nga gjysma e PD se e tillë ka qenë roli dhe figura e saj. Prova e hapjes nuk është propozimi, por se çfarë do të bëjë Basha me listën. ne si parti nuk bëjmë ftesa. Bindja Demokratike nuk është krijuar si hakmarrje e demokratëve të inatosu por si alternativë për shqiptarët, kush mbështet kauzën tonë është i mirëpritur në partinë tonë”, tha Patozi.