MJESHTRI I MADH ZEF DEDA FESTON DITËLINDJEN

Mjeshtri i humorit shqiptar Zef Deda, ka një ditë të veçantë sot i cili feston ditën e tij të lindjes. Ai që gjërësisht është kurorëzuar edhe si Charlie Chaplin “shqiptar”, mbush plot 70 vite.

Edhe pse për të këto vite që mban mbi super nuk janë të dukshme aspak pasi me alegrin e tij dhe energjin që e karakterizon e shoqëron kudo askush nuk do ja besonte sesa vjeç është. Në karrierën e tij të gjatë artistike dhe mahnitëse të gjithë kujtojmë rolet e shumta të tija tipike të realizuara më shumë mjeshtri e që vetëm Zefi mund ti bënte si “Charlie Chaplin” apo “Loni” që kërkon nuse tek “Kunati i Shokut Xhemal” që është edhe ndër më të preferuarat por edhe qindra role të tjera.

Në këtë ditë të këtij përvjetori për mjeshtrin e madh nuk kanë munguar urimet e shumta nga të gjithë që e duan Zefin duke nisur nga familja e tij natyrisht por edhe nga shumë adhurues të tij apo artistë e politikan.

Si një ndër urimet që ka rënë në sy si ndër më të veçantët ka qënë edhe ai i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Me anë të një postimi Meta ka shkruar: “Urimet më të përzemërta me rastin e 70-vjetorit të lindjes “Charlie Chaplinit” shqiptar, komedianit dhe artistit tonë të shquar, Zef Deda!

Jetë të gjatë Mjeshtër, me shëndet të plotë dhe përherë me humorin fin shkodran pranë spektatorit! Faleminderit për çdo emocion dhe buzëqeshje që na ke dhuruar! “Dita e mirë shifet nadje, E ti ke le bash n’ditë t’qejfit!”, shkruan Meta.

Shkodër.info i uron sa më shumë vitë të lumtura me shëndet e pranë publikut shkodran e shqiptar pasi titullin “Mjeshtër i madh” askujt më mirë se Zef Dedës nuk i përshtatet.

Gëzuar ditën e lindjes Zef, sa mirë që të kemi…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...