“E rrita djalin jetim, sot ai dhe nusja më mbajnë larg. Si mund të më duan?

“Burri vd.iq dhe më la djalin 3 vjeç. Nuk u rimartova kurrë, që im bir mos të rritej me njerk, por sot nuk më fton asnjëherë në shtëpi…”

LETRA: Nusja e djalit më mban larg. Im bir e do shumë nusen. Nipin e vogël 2 vjeçar e shoh shumë rrallë, nuk më ftojnë asnjëherë në shtëpi ndërkohë që ndihem shumë vetëm. Burri më vd.iq kur djali ishte vetëm 3 vjeç dhe nuk u martova kurrë që im bir të mos rritej me njerk. Çfarë të bëj që ata të më duan?

ERVISA LULA, FLIT ME PSIKOLOGEN
-Përshëndetje! E kuptoj plotësisht situatën e vështirë në të cilën ndodhesh.

Edhe pse përgjegjësinë e gjithçkaje ja ke lënë nuses mendoj se raporti me djalin është ai që i ka çuar gjërat në këtë pikë.

Sakrifica që keni bërë është e madhe dhe një nënë është përherë e gatshme të vetësakrifikohet ama të qënit prind është e vështirë.

Vendosja e raporteve mes prindërve dhe fëmijëve nuk ndodh kur ata bëhen madhorë, por nis qysh kur janë fare të vegjël.

Megjithatë pavarësisht asaj që ka ndodhur duhet të marrësh situatën në dorë dhe të kërkosh vendin që të takon në jetën e djalit.

Si fillim do të këshilloja të flisje me të veçmas, jo ta mbysje me kritika se të ka lënë pas dore, por bëji të qartë se sa i rëndësishëm është për ty dhe sa vetëm ndihesh këto kohë.

Mos fol keq për nusen, por thuaji se do të ishe shumë e lumtur nëse do të kaloje pak më shumë kohë me nipin, ndoshta edhe duke i ndihmuar kur ata kanë nevojë.

Thuaji djalit tënd se ai është njeriu më i rëndësishëm në jetën tënde dhe qëllimi yt është vetëm ta shohësh të lumtur.

Sigurisht që ai nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj situate.

Përpiqu më pas që gjatë takimeve me nusen dhe qëndrimit me të, të jesh e hapur për biseda, mirëkuptuese dhe t’i bësh asaj të qartë se nuk ke ndërmend të cënosh jetën që ajo ka ndërtuar, përkundrazi dëshiron të kontribuosh dhe ti në lumturinë e tyre.

Raporti nuse-vjehrrë sigurisht që është një raport i vështirë, por jo i pamundur.

Lidhja mes vetmisë dhe rrezikut të vde.kjes tek të moshuarit
Sipas një studimi të ri, të moshuarit që kanë më tepër lidhje sociale mund të jetojnë më tepër se sa njerëzit që janë më të izoluar.

Por sipas studiuesve, problemi nuk është vetmia si koncept.

Një numër studimesh e lidhin rrezikun e vde.kjes si me vetminë, edhe me izolimin social.

Cili është ndryshimi?

Andrew Steptoe në College University të Londrës thotë se izolimi social do të thotë kontakte të kufizuara, ose mungesë kontaktesh me miqtë, apo familjarë, si dhe të pjesëmarrjes në klube, sporte dhe organizime të kësaj natyre.

“Ndërsa vetmia është më tepër një përvojë subjektive që përjetojnë njerëzit dhe lidhet me ndjenjat e tyre të shoqërimit, apo të të ndjerit i përjashtuar nga shoqëria”.

Ngaqë ka një lloj gërshetimi mes vetmisë dhe izolimit social, Steptoe dhe kolegët e tij duan të zbulojnë se cili nga të dy faktorët ishte më i rëndësishëm.

Ata studiuan të dhënat e një studimi të gjerë ku u përfshinë burra dhe gra më të moshuar.

Pasi studiuan statistikat, Steptoe thotë se studiuesit zbuluan se nuk kishte lidhje të rëndësishme mes rrezikut më të lartë nga vde.kja dhe vetmisë.

Por…. “Kur analizuam statistikat, zbuluam se izolimi social me të vërtetë që lidhej me rrezikun më të madh të vd.ekjes”.

Nuk është plotësisht e qartë, përse njerëzit me më tepër kontakte sociale mund të jetojnë më gjatë, por Steptoe sugjeron disa ide, veç faktit të dukshëm se në se të ndodh një infarkt p.sh., ke më tepër shanse për të mbijetuar, nëse ke dikë afër për ndihmë.

“Një njeri i afërt të nxit të bësh, ose të mos bësh diçka, të ndihmon të marrësh mjekimet, të shoqëron tek doktori, apo gjëra të kësaj natyre, të cilat nuk kanë të bëjnë aq shumë me anën emocionale, se sa me atë praktike.

Dhe mundet që këta të jenë faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë tek lidhja mes jetëgjatësisë me vetmisë”.

Studimi u krye në Britani.

Studiuesi Steptoe thotë se studime të ngjashme janë duke u kryer edhe në pjesë të tjera të botës, ku modelet sociale tradicionale janë duke ndryshuar.

“Në shumë vende në zhvillim, natyrisht, njerëzit me prejardhje nga fshati lëvizin në drejtim të qyteteve të mëdha, ku lidhjet sociale janë tepër të ndryshme; janë zakonisht të rinjtë ata që lëvizin, duke i lënë të moshuarit në rajonet më rurale.

Kështu, këto lidhje sociale ndryshojnë së tepërmi.”

Studimi nga Andrew Steptoe dhe kolegët e tij mbi rolin që luan izolimi social tek rreziku i vde.kjes mes të moshuarve është publikuar në internet nga Akademia Kombëtare e Shkencave

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...