Fejohet këngëtarja e njohur, i dashuri i bën propozimin romantik pranë detit

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Demi Lovato është fejuar. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo me postimin e fundit në Instagram ku tregon disa momente nga propozimi që i bëri i dashuri i saj, Max Ehrich. Aktori i ka propozuar Demit pranë detit, një moment shumë romantik që është fotografuar nga një mik i çiftit.

 

“Unë e dija se të kam dashur që në momentin që të takova. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj për këdo që nuk e ka përjetuar, por për fat të mirë edhe ti u ndjeve kështu. Kurrë nuk jam ndjerë kaq e dashuruar, pa kushte nga dikush në jetën time (përveç prindërve të mi).

Ti kurrë nuk më bën presion të jem dikush tjetër, përveç vetvetes. Ti më bën të jem versioni më i mirë i vetes. Jam e nderuar të pranoj propozimin tënd për martesë. Të dua më shumë sesa mund të shprehet, por jam gati për të filluar një familje dhe jetë me ty. Të dua përgjithmonë bebi. Gëzuar për të ardhmen tonë”, shkruan Demi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...