Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka reaguar pas videos së tij që u bë virale në rrjet, ku shfaqej duke pirë verë me miqtë, e duke bërë dolli.

Pipero sqaron se videoja është bërë para vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, ndërsa shton se të qenurit publik i kanë dhënë mbi supe edhe kosto.

Mjeku shton se miqve me të cilët është në tavolinë iu ka besuar jo vetëm fytyrën por edhe jetën.

“Te jesh person publik mesa duket ka nje kosto kudo, edhe ne nuk i shmangemi dot. I mirekuptoj te gjithe! Nderkohe dua te sqaroj se video i perket nje dreke mes miqsh ne Velipoje, rreth disa muaj me pare, ne kushte krejt te tjera edhe pse me Covid, me te cilin duhet te mesohemi te bashkejetojme pse jo. E ritheksoj, dreka ishte mes miqsh, te cileve duke i respektuar ju kam besuar jo vetem fytyren por edhe jeten!“, shkruan Pipero.