25 Korriku është një ditë feste në familjen e Edi Ramës, pasi djali i tij i vogël Zaho ka ditëlindjen.

Këtë 25 Korrik Zaho feston 6 vjetorin e tij të lindjes, dhe kryeministri ka postuar në llogarin e tij në instagram një foto nga festa familjare.

Në foto shihet Rama, Zaho dhe e motra e tij Rea, të cilët e kanë future kokën tek tullumbacet decorative me ngjyrë të kuqe. Duket se kryeministri po argëtohet me familjen këtë fundjavë pas një jave të ngarkuar me negociata dhe aktivitete politike.

Kujtojmë se pak më parë përmes një postimi në rrjetet sociale, Rea ka zgjedhur fjalët më të veçanta për të uruar të voglin e familjes, për të cilin thotë se është shpirti i të gjithë Universit.

“Ti je shpirti i shpirtit të universit dhe emri jot është Dashuri”, shkruan Rea në postimin e saj në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe një foto me Zahon.

Nuk ka ende një urim nga babi Edi për Zahon, ndërsa mëngjesin e sotëm kishte uruar mikun e tij Igli Tare. Mbase Zahon e lë për në fund, por jo për nga rëndësia e tij.