Tërhiqet Lulzim Basha: Pranojmë listat e hapura 100%, por Rama s’duhet të prekë koalicionet

Opozita jashtë parlamentare pranon hapjen e listave të hapura 100% në zgjedhjet parlamentare, por i vuri një kusht palëve të tjera politike, që në ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve.

“Mbështesim hapjen 100% të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen dhe të qëndrojnë siç janë sot. Ky propozim është i drejtë. Nuk mund të thuash që hapim listat, por deputetët kryesorë i zgjedh partia”, tha Basha. Basha tha se këtë qëndrim dy personat e mandatuar nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, do ta parashtrojnë gjatë mbledhjes së Këshillit Politik.

“Marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund o votua ditën e djeshme në Kuvend është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale. Nuk është ajo që dëshironim ne, por një marrëveshje e arritur me ndihmën e partnerëve tanë. Opozita refuzon çdo ndryshim unilateral që prek zgjedhjet. Këshilli Politik është i vetmi vend, ku mund të diskutohet për çdo shqetësim.

Por duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani mendojnë se po u shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura, ne jemi për hapjen 100% të listave”, shtoi kreu i PD.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...