Shtrohet me urgjencë në spital këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Ramadan Krasniqi dyshohet se i është nënshtruar dje (e enjte) një operacioni. Kjo pasi në rrjetet sociale një person ka publikuar një imazh bashkë me këngëtarin, i cili shihet i shtruar në shtratin e një spitali.

“Me këngëtarin tim të preferuar, Axha Dani. Të dëshiroj shëndet dhe e falënderoi zotin që ta mundësoi që ta kalosh operacionin me sukses,” ka qenë përshkrimi që ai i ka vënë imazhit ku është etiketuar profili privat i këngëtarit, Ramadan Krasniqi.

Një logo e cila gjendet në çarçafin e shtratit të spitalit, është në formën e zemrës, çka ka shtuar dyshimet se këngëtari mund t’i jetë nënshtruar një operacioni i cili ka lidhje me enët e gjakut ose me zemrën.

Gazeta Objektiv disa herë ka tentuar ta kontaktojë Krasniqin për të marrë infomacione pse i është nënshtruar këtij operacioni, por ky i fundit nuk ka qenë i arritshëm. Këngëtari 59-vjeçari i cili ka mbi 45-vjet karrierë të bujshme muzikore, vazhdon të mbetet aktiv në skenë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...