Vdekja tragjike e 16-vjeçares shqiptare në Greqi/ Nëna hu mbi ndjenjat kur pa fotot e së bijës

Maria Hyseni është 16-vjeçarja shqiptare e cila u gjet e paj etë në Trikala, Greqi ndërsa ende hetohet për shkakun e vd ekjes së saj.

 

Dje për ngjarjen foli gjyshja e Marias e cila u shpreh se si ajo edhe prindërit e vajzës kanë bindjen se e kanë vr arë pasi nuk kishte shkak të kryente një vet ëvr asje.

 

Ndërsa lidhur me ngjarjen e rëndë informacionet bëjnë të ditur se nëna e saj u rrëzua në tokë kur pa fotot me pla gët fa tale të së bijës.

 

Momenti i hidhur ndodhi të martën në mëngjes në zyrën e avokatit të familjes Hyseni, Dimitris Samartzis.

 

Media greke raporton se nëna e 16 vjeçares Maria Hyseni insistoi të shihte foto nga vendi ku vajza u gjet e vd ekur pasi ato janë pjesë e dosjes hetimore.

 

Gruaja insistoi të shikonte pamjet edhe pse u paral ajmërua se ishin të rë nda. Dhe kështu ndodhi, nëna e 16-vjeçares u r rëzua përtokë pak sekonda pasi pa fotot.

 

Kujtojmë se vajza ishte në një lidhje me një polic 27-vjeçar të cilin kolegët e tij e kanë marrë në pyetje lidhur me marrëdhënien që kishte me vajzën ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të saj, vijojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...