Familjarët e vik timave të Covid-19 në Kosovë kërkojnë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që të afërmve të tyre t’ju bëhet autopsia.

 

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka sqaruar se për tu bërë autopsia të infektuarve që vdesin nga koronavirusi, duhet urdhëresë nga prokuroria.

 

“Për shumicën e rasteve tani familjarët po insistojnë që tu bëhet autopsia të njëjtëve, por ka raste të cilat nuk bëhet, por ne punojmë vetëm me urdhëresë të prokurorisë sepse rasti duhet të hapet në polici dhe në prokurori dhe nuk bëhet autopsia me kërkesën tonë dhe nuk jemi ne ata të cilët mundemi për t’i liruar rastet”, është shprehur ai.

 

Ndërsa sa i përket dorëzimit të raportit në prokurori, sa i përket vde kjeve të dyshimta në QKUK nga virusi, Gërxhaliu shtoi se nevojitet kohë për tu bërë analiza specifike.