Krenari! Kjo vajzë mundi 12 shtete në Rusi dhe solli kupën në Shqipëri, ka një zë të rrallë

Këngëtarja Inis Neziri na bëri sërish krenarë! Ajo u shpall fituese e festivalit “New Wave” në Rusi, ku rrëqethi mishin e të gjithëve me zërin e saj fantastik.

 

 

Ajo mundi të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë. Inis Neziri arriti të mposhtte plot 12 shtete me performancën e saj, e cila u mbështet nga shqiptarët në të gjithë botën. Këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria për dy netë rresht.

 

 

Ndërsa gjatë prezantimit, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, ku u shfaq edhe flamuri shqiptar. Kjo nuk është fitorja e parë për këngëtaren shqiptare. Ajo ka fituar çmimin e parë në festivalin muzikor ‘Golden Stage’ 2018 në Rumani.

 

 

17-vjeçarja mori trofeun dhe vlera e çmimit ishte 25 mijë euro, para që i investoi në edukimin e saj në muzikë. Ajo vjen nga një familje artistësh pasi nëna e saj është violiniste.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...