Jo vetëm Genc Ruli, kreu i opozitës Basha rikthen një tjetër figurë me peshë në PD

Besnik Mustafaj do të jetë një nga anëtarët e komisionit përzgjedhjes te kandidaturave për deputetë në PD.

Burime nga selia e demokrateve bëjnë me dije se veç Genc Rulit qe u lançua pak ditë me pare ne media si një tjetër pjesëtar i këtij komisioni, edhe ish ministri i jashtëm do ti bashkohet grupit të personaliteteve qe do përzgjedhin mes kandidaturave qe kane propozuar strukturat e bazës së demokrateve.

Ndërkohë korriku i nxehtë dhe me zhvillimet e tjera politike nuk e kanë ndalur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Sipas Abc, faza e parë e procesit ku janë përfshire mijëra anëtarë të PD është përmbyllur plotësisht në 85% të degëve, duke përfshirë edhe degët me numër të lartë të anëtarëve si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, Lezha, etj

Burime thonë se janë propozuar një numri i madh kandidatësh ku mes tyre ka edhe personalitete nga jashtë strukturës së partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Kjo procedurë do të vijojë me verifikimin e kandidatëve të propozuar qe do të bëhet nga Komisioni i Verifikimit të Kandidaturave që do të ngrihet së shpejti.

Përzgjedhja e kandidaturave do të vazhdojë gjatë muajit gusht, krahas përgatitjeve për programin dhe organizimin zgjedhor të PD. Prej javësh partia më e madhe e opozitës ka ndezur motorët e fushatës ku për herë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri propozimin dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputet bëhet nga anëtarësia e partisë.p

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...