Hidrocentrali i Vaut të Dejës/ Pas 50 vitesh, për herë të parë …

Kryeministri Edi Rama tha sot se për herë të parë pas 50 vitesh në punë, po kryhet rinovimi teknologjik dhe instalimi i një sistemi të ri modern në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

“Pas 50 vitesh në punë e për herë të parë që nga vënia në funksion, në vitin 1971, në hidrocentralin e Vaut të Dejës po kryhet rinovimi teknologjik dhe instalimi i një sistemi të ri modern funksionimi e menaxhimi të këtij HEC-i të kaskadës së Drinit”, tha Rama.

“Qeveria Shqiptare dhe KESH-i, në zbatim të strategjisë për zhvillimin e sektorit elektroenergjetik po investojnë në veprat e mëdha të kaskadës, për rritjen e eficiencës së prodhimit të energjisë elektrike si dhe përmirësimin e parametrave të operimit dhe të sigurisë në Agregatet e hidrocentralit të Vaut të Dejës”, shprehet Rama.

HEC-i i Vaut të Dejës është hidrocentrali i parë i ndërtuar mbi lumin Drin. Hidrocentrali i Vaut të Dejës nisi të ndërtohej më 1967 dhe u vu në shfrytëzim në tetor 1971.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...