“Kino Verore” rikthehet në Shkodër, shfaqet në Shirokë kinokomedia “Çifti i lumtur”…

Një mbrëmje e veçantë sonte në Shirokë. Qindra qytetarë që frekuentojnë pikën turistike mbrëmjeve, kanë patur edhe një aktraksion më tepër.

 

Bashkia e Shkodrës, duke nisur nga sonte, ka rikthyer traditën e “Kino Verore”: Transmetim i filmave apo komedive në sheshe të hapura për qytetarët. Siç ishte e kuptueshme, “Kino Verore” nisi me një nga kinokomeditë “dok” të kinematografisë shqiptare, “Çifti i lumtur”.

 

Një kinokomedi puro shkodrane, e realizuar në qytetin e Shkodrës, me pjesë dërmuese të aktorëve shkodranë, me skenar të të mirënjohurit Bik Pepa dhe thuajse totalisht e interpretuar në gegnisht. Bashkia e Shkodrës ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook fotot e eventit, i cili duhet thënë se është mirëpritur nga shkodranët, ndërsa premtohet se iniciativa do të vijojë.

 

“Bashkia e Shkodrës rikthen traditën e “Kino Verore”. Në sfondin e mrekullueshëm që ofron Liqeni i Shkodrës në Shirokën piktoreske, u shfaq filmi kult “Çifti i lumtur”, një kinokomedi shkodrane në gjithçka.

 

Qytetarë të të gjitha moshave, nën puhizën e freskët të Liqenit të Shkodrës, kanë kaluar më shumë se një orë duke qeshur argëtuar me një nga veprat më gazmore të kinematografisë shqiptare.

 

“Kino Verore” vetëm sa ka nisur…”

 

/marre nga ShkodraWeb/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...