“Fundjavë Ndryshe” inaguron shtëpitë e para të tërmetit

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, solidariteti ishte pika më e fortë e shqiptarëve anembanë botës, të cilët nuk lanë në harresë familjet që u gjunjëzuan. Ato ishin orë ankthi, por Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” që prej orëve të para ka qëndruar në gatishmëri të të prekurve nga tërmeti apokaliptik.

 

Prej vitesh, misioni i “Fundjavë Ndryshe” është të jetë pranë të gjithë nevojtarëve, dhe ky mision është çuar në fund. Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka përcjellë lajme mjaft të mira, e mjaft të pritshme për shumë familje, të cilat së shpejti do të kenë një strehëz ku të jetojnë.

 

Plot 10 familje do të gëzojnë shtëpitë e tyre, e ndërsa gjatë javës që vjen do të procedohet me dorëzimin e tyre. Por nuk përfundon me kaq, pasi Arbër Hajdari njofton se shumë banesa të tjera do të jenë gati, për t’iu dorëzuar familjeve të radhës.

 

Shtëpitë janë nga 109 m2 secila, të organizuara mjaft mirë. Gjysma e tyre ndodhen në Tiranë e pjesa tjetër në Durrës. Dokumentacioni i shtëpisë, do ti kalohet përfituesve. Hajdari shton më tej se brenda 2 muajve, do të jenë gati edhe 30 shtëpi të tjera.

 

 

Lajme të mira! ❤️

? 10 shtëpitë e reja për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti janë gati!
Gjatë javës që vjen do të procedojmë me dorëzimin e tyre. Këto janë shtëpitë e para që do të dorëzojmë ndërkohë që po punojmë dhe për shtëpitë e tjera. Shtëpitë janë nga 109 m2 secila, të organizuara shumë mirë. Përfituesit do ti publikojmë javës që vjen. Gjysma e tyre ndodhen në Tiranë e gjysma në Durrës.

 

Dokumentacioni i shtëpisë do ti kalohet direkt përfituesve. Besoj që brenda 2 muajve do të jenë gati edhe 30 shtëpi të rradhës.

Nuk gjej fjalë për të falenderuar nga zemra donatorët që e bën të mundur.
Ashtu siç kemi premtuar, në çdo video të inagurimit, do të vendosim emrat e donatorëve.
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!

 

“Bamirësia nuk të varfëron”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...