Tre shtëpi janë shkrumbuar gjatë natës në Bajzë të Malësisë në Madhe në Shkodër. Dy nga shtëpitë janë të pabanuara.

Ndërsa në njërën prej tyre kanë jetuar 5 persona nga të cilët 2 persona janë me aftësi të kufizuara, të cilët as nuk dëgjojnë dhe as nuk flasin.

Shtëpitë e tjera janë të pabanuara dhe janë njëra në pronësi të një 80-vjeçarje dhe tjetra në pronësi të një 50-vjeçarje. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.