Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka nisur pushimet. Rudina ka zgjedhur që këtë verë të pushojë jashtë vendit, konkretisht në Turqi.

Përmes disa postimeve në Instagram, moderatorja tregon se është cuditur kur ka parë situatën në aeroportin “Nënë Tereza”. Ajo filmon numrin e madh të shqiptarëve që po udhëtojnë drejt shtetit turk dhe që mesa duket nuk janë ndikuar aspak nga periudha e pandemisë.

Në një prej postimeve Rudina shfaqet me maskë duke zbatuar kështu rregullat dhe masat.

“Mendoja që ishin shumë më pak ata që udhëtonin këtë periudhë. Dhe kurioziteti në këtë fluturim të parë, është i madh”, shkruan Rudina.

“Në normalitetin e ri duhet të mësohemi të jetojmë me kushtet e reja dhe thjesht të jemi të kujdesshëm për veten”, shkruan moderatorja në një tjetër postim.