Qytetarët shqiptarë për momentin mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon vetëm drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Vendi ynë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar evropian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.