Një djalë, totalisht i zhv eshur ka dhënë shfaqje një ditë më parë në rrugët e Tiranës.

Në videon e mëposhtme, të sigurar nga Dosja.al, shihet se si i riu në fjalë, ka dalë të ecë nudo nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë që kokat e të gjithë qytetarët të kthehen nga ai.

Zona duket si në rrugët e Laprakës. Ndërkohë, pranë të riut, që ka lënë gojëhapur të gjithë qytetarët për mënyrën se si ka dalë, kalon edhe një makinë policie.

Patrulla thjesht kalon, dhe nuk ndalon për ta pyetur apo për të marrë ndonjë masë që djali në fjalë të kthehet në shtëpinë e tij

Kjo paraqitje sigurisht që nuk është normale, duke qenë se në rrugët e Tiranës, në atë orë mund të kalojnë edhe fëmijë. Personi në video, me siguri ka probleme të shëndetit mendor dhe për të duhet të mbajnë përgjegjësi autoritetet përkatëse.

Marre nga dosja.al