Mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake Up” ishte i ftuar modeli dhe sipërmarrësi shqiptar, Rolando Lekaj, i cili prej 8-vitesh jeton në Hangzhou, Shanghai.

Lekaj e ka nisur karrierën në Shqipëri dhe më pas e ka vijuar në Kinë. Prej vitesh ai ka investuar për punën e tij si sipërmarrës në Pekin e më pas është njohur me bashkëshorten e tij Teresa e cila është sipërmarrëse e famshme në të gjithë botën, jo vetëm në Kinë.

Gjatë bisedës me moderatorin e njohur, Isli Islami, Rolando ka folur për jetën e tij private si dhe për vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 300.000 maska mbrojtëse në këtë periudhë pandemie koronavirus.

I pyetur nga Isli se çfarë e shtyu të ndante jetën me një vajzë nga Kina, Rolando u përgjigj: “Kina është i vetmi vend që na përshtatet me zakonet tona. Dhe këtu, ashtu si në Shqipëri nëse ta japin besën e mbajnë”.

Ndërkohë një muaj më parë, ai së bashku me bashkëshorten e tij dhuruan për Shqipërinë 300.000 maska mbrojtëse, 100 mijë për spitalin Lezhë, Bashkinë dhe Drejtorinë e Policisë dhe 200 mijë për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

I pyetur për këtë nismë ai u shpreh: “Zemra dhe gjaku im i përkasin Shqipërisë. Maskat i sollëm jo sepse kanë munguar në Shqipëri, por si një nismë që rrodhi nga zemra ime dhe nga dashamirësia e nuses time. Ne dëshironim t’i vinim në ndihmë bluzave të bardha që po rre zikojnë me ar mikun. Fatmirësisht qeveria shqiptare i ka marrë masat në kohë, pasi mund të pë sonim fatin e Italisë fqinje, Amerikës, Indisë etj. Në këtë situatë që po jetojmë nuk dimë si mund të zgjohemi nesër, ndaj mos e merrni si lojë por tregohuni sa më të kujdesshëm”.

Rolando Lekaj ka ndërmarrë shpesh nisma për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe ata që e njohin e përgëzojnë, por ka dhe nga ata persona që duket se e kanë bezdisur atë: “Pas daljeve të mia televizive ndodh shpesh që më shkruajnë dhe më kërkojnë lekë borxh për të bërë pushime apo për të blerë shtëpi”.