“Kujdes se nuk më flet akoma”, tha se nuk ka talent, Xhensilës mezor i del inati me moderatorin

Alaudin Hamiti duket se i ka rregulluar marrëdhëniet me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, pas hatërmbetjes së kësaj të fundit. Në intervistën me Ardian Bujupin, moderatori i bëri një pyetje tepër pikante këngëtarit, për të zgjedhur mes Xhensilës dhe Elvanës, me të cilat ka pasur bashkëpunime.

 

Por para se të përgjigjej, Alaudini e paralajmëroi Ardianin të bëjë kujdes, sepse Xhensila ende nuk i flet. “Kujdes se Xhensila nuk më flet ala”, u shpreh Alaudini. Sigurisht që pas këtij pohimi, Ardiani zgjodhi të hante më mirë një spec djegës sesa të përgjigjej.

 

Më pas moderatori zgjodhi të flasë më shumë për raportin e tij me Xhensilën. Për të gjithë ju që nuk e dini, Alaudini është shprehur më herët pse Xhensila nuk i vjen në emision:

 

“Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”.

 

Por si i kanë sot raportet?

 

Alaudini u shpreh se është penduar për përgjigjen që ka dhënë në atë kohë, pasi nuk e dinte që Xhensila do ta merrte për keq. Alaudin Hamiti: “Mendova ndoshta nuk e merr për keq. Xhensilën do ta kem në “Ndrrimin e Natës”, ndoshta në fillim të sezonit të ardhshëm”

 

Ardian Bujupi: A i ke kërkuar falje? Alaudin Hamiti: Nuk është për të kërkuar falje, është pendim. Vetëm po t’ia këndoj këngën e Elizës, “Pendimi”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...