E rrallë! Mjekët thanë se vdiq, e bija futet me forcë në morg dhe gjen të atin gjallë

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kolumbi, ku një ku 67 vjeçar ka rezultuar se është gjallë , ndërkohë mjekët kanë thënë se ai ka ndërruar jetë.

 

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se burri i identifikuar si Juan Jose Munoz Romero u dërgua dje me urgjencë në një klinikë në Kolumbi me presion të lartë të gjakut dhe pas dy orësh doktorët thanë se pacienti kishte vdekur.

 

Ndërkohë familjarët e tronditur nga lajmi i trishtë kërkuan me çdo kusht të shinin të dashurin e tyre dhe hynë me forcë në morg, ku çuditërisht e gjetën burrin të gjallë.

 

Ajo që hyri në morgun e spitalit ishte e bija e 67 vjeçarit e cila kur doli tha se babai i saj ishte zgjuar dhe po merrte frymë sakaq mjekët ende përpiqeshin ta bindnin atë se Juan ka vdekur, por që kur ata u futën dhe e panë nuk rezultoi ashtu. Mësohet se fatmirësiht ai është gjallë dhe po merr ndihmën mjekësore në klinikën La Concepcion.

 

Burimi: Mirror

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...