Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.

 

Rudina ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, e padyshim që kthimi në Shqipëri nuk ka qenë aspak i lehtë. Vajza e Azem Hajdarit është tepër e rezervuar sa i takon jetës private, të cilën e mbron me fanatizëm.

 

Bashkëshorti i saj Muçjo Demiraj vazhdon të jetojë në Amerikë, ku ka kompaninë e tij në fushën e investimeve. Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18. Dasma e tyre është zhvilluar në New York. Çifti ka së bashku një vajzë, Sihanën.