Pak ditë më parë, vendosja e maskës në vendin tonë u bë e detyrueshme në ambientet publike, e kjo për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus.

Mirëpo, mesa duket jo shumë i binden këtij “urdhri”, madje as ata që duhet të japin një shembull.

Lidhur me këtë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj daljeve publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pa mbajtur maskë apo edhe ruajtur asnjë lloj distance sociale

Duke marrë shkas nga mesazhi më i fundit i lëshuar nga Ministrja e Shëndetësisë ku bënte thirrje për respektimin e tre rregullave thelbësore, distancë-maskë-higjienë, Vasili thotë se Ministrja përpara se tu kërkojë qytetarëve respektimin e protokollit të sigurisë kundër Covid, duhet të marrë masa kundër kryebashkiakut.

Postimi i Vasilit:

Pse Ministrja ka kaq shume frike te gjobise Kryetarin e Bashkise???

Shihni keto foto se eshte surrati i shtetit ne to!

Nuk respekton distancen si dhe pa maska,keshtu dhunon cdo rregull te Pandemise ky Kryetari i Bashkise, por Ministrja e Shendetesise ka frike shume shume te madhe dhe nuk e gjobit dot per qamet.

Dhe pastaj japin keshilla ne FB, vene edhe gjoba me polici perkrah.

Dhe pastaj fajin e ka populli.

Dhe pastaj fajin e ka biznesi dhe e gjobitin.

Cfare te paturpesh!!

Shihini keto foto, qe jane pasqyra e surratit te shtetit armik me njerezit e thjeshte dhe lëpirës me njeri tjetrin.

Prandaj asnje as nuk i beson dhe as i degjon keta!!