Lamtumirë Mattia! 4-vjeçari shqiptar shuhet në spital

Tragjedi në një familje shqiptare në Bolzano të Italisë

Mattia Uruçi nuk ia doli. Vogëlushi me origjinë shqiptare u shua në spitalin e Vicenza-s, ku prej 4 ditësh luftonte me vdekjen.

Mattia ishte vetëm 4 vjeç e gjysmë. Pasdites e së hënës së shkuar ai u nxor në gjendje të rëndë nga një pishinë në Lido të Bolzanos. Që nga ai moment Mattia ndodhej në terapi intensive në Pediatrinë e Vicenza-s, ku dhe ndërroi jetë të premten.

Varrimi i Mattias do të mbahen të premten e 17 Korrikut. Prindërit e tij kanë vendosur që i vogli të prehet në varrezat e Bolzanos në një ceremoni të thjeshtë, jo fetare.

Prokuroria italiane nisi menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë dhe puna për zbardhjen e rrethanave vijon.

Mediat fqinje shkruajnë se vdekja e të voglit ka tronditur të gjithë komunitetin në Bolzano. Janë me mijëra mesazhet e komunitetit shqiptar, por jo vetëm, të cilët në Facebook kanë shprehur ngushëllimet për prindërit e të voglit, që mësohet se janë nga Belshi./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...