Emisioni ’Pa Gjurmë’ realizon takimin e rrallë dhe emocionues të Dashuri Begaj me vajzën e saj Migena.

Ky takim ndodhi në ambientet e Report Tv, pa praninë e kamerave. Nëna biologjike i ulet në gjunjë të bijës dhe nënës birësuese duke shpërthyer në lot.

Dashuri Begaj prej 4 muajve kërkonte në emision të bijën, që e kishte sjellë në jetë në vitin 1980 në bur gun e Belshit.

Fatkeqësisht, kjo nënë pasi kreu dënimin, u internua nga sistemi i asaj kohe dhe nuk mundi dot kurrë të mësonte kush ishte familja birësuese e vajzës së saj.

Stafi i “Pa Gjurmë” nisi kërkimet dhe zbuloi dosjen e foshnjës me emrin Migena Begaj. Vajza pasi kishte lindur ishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës Tiranë dhe në moshën 1-vjeçare ishte transferuar në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Në vitin 1983 ishte birësuar nga një çift në kryeqytet.

Dashuri Begaj- O Zot, ju jeni Migena ime? Migena – Të lutem, mos u ul në gjunjë, më lër të të përqafoj!

Dashuri Begaj- Nuk e besoj që po të shikoj, nuk e besoj qe të gjeta ! Migena- Zonja Dashuri po të prezantoj me mamin tim. Kjo është nëna që më rriti, ndërsa ky është bashkëshorti im dhe kemi dy vajza.

Dashuri Begaj- Juve zonjë, uroj të merrni nga ditët e mia, nuk e besoni sa mirënjohëse jam ndaj jush. Nuk e di çfare të them….po më rreh zemra fort!