Mjeku imazherist, Renato Osmënaj, i njohur për kritikat ndaj qeverisë për vendimin e saj për izolimin e vendit, ka komentuar shtimin e rasteve gjatë këtyre ditëve në një analizë në gazetën Mapo. Ai thotë se në javën e fundit të janarit ka pasur rreth 3400 të sëmurë me infeksione respiratore në ditë, kurse tani janë rreth 60.

“Ishte një situatë e pritshme mbas izolimit total (për mua i pakuptimtë) për rreth 2 muaj pasi prej këtij izolimi u ndërpre zhvillimi normal i epidemisë gjë që solli si pasojë mungesën e normalitetit të kurbës.

Në këto momente kjo kurbë është pak më e fryrë në shifra por me stabilitet për fundin e saj (bishtin). Shtimi i numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e mungesës së një strategjie eficiente dhe gabimeve të bëra në fazat e hapjes duke mos ndjekur me kritere specifike çdo fazë të hapjes së vendit.

Në javën e fundit të janarit kemi pasur rreth 3400 të sëmurë në ditë me infeksione respiratore sipas të dhënave të ISHP, ndërsa sot mund të jenë 60 të sëmurë nga infeksione respiratore relativisht të rënduara.