Deputeti që sot doli pozitiv me Covid-19, dje ishte prezent në seancën e Kuvendit.

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj rezulton pozitiv me Covid-19 …

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19. Gjithashtu, Selmanaj ka thënë për Express se dje ka qenë prezent në seancën e Kuvendit.

“Po, dje kam qenë prezent në seancën e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj për Express. Megjithatë, deputeti i AAK’së shprehet i befasuar me rezultatet dhe i bindur se nuk e ka infektuar askënd tjetër.

Selmanaj i përgjigjet Gecajt: Qiti krejt “sekretet” nga takimi me …

“Unë jam shumë i befasuar nga rezultatet sepse jam ruajtur shumë. Gjithmonë kam qëndruar me maskë dhe gjithmonë e kam mbajtur distancën”, është shprehur Selmanaj. “Prej meje s’ka shanca me marrë kërkush virusin”, shtoi Selmanaj.