Pa rrip sigurimi në makinë dhe i jep 10 mijë lekë policit për të shmangur gjobën, 28 vjeçari e gjen “belaja”

Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të patrullimeve me përzgjedhje,

në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...