Rama e zbulon vetë ”pazarin” me Hajdarin…

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar vendimin e socialistëve, se pse po mbështesin hapjen e listave, që sipas tij ka qenë një marrëveshje me opozitën parlamentare.

Rama tha se që në fillim pjesë e marrëveshjes me opozitën parlamentare, e cila u bë pjesë e diskutimeve për Reformën Zgjedhore, ishte që në një moment të dytë do të diskutohej dhe mbi mundësinë e ndryshimit të sistemit. Rama tha se listat e hapura nuk nënkuptojnë ndryshimin e sistemit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Hapja e listave përkon me dëshirën e shumicës së shqiptarëve. Ne me opozitën parlamentare kemi pasur një qendrim shumë të qartë, ku kam thënë dhe kemi thënë që si proces do të zhvillohet në dy shkallë.

Asokohe zonja Hajdari dhe të tjerët që mbrojnë bindjen për ndryshimin e sistemit, donin që ta fillonin nga kjo, dhe refuzonin që të hynin në procesin për Reformën Zgjedhore.

Është rasti për të thënë se pikërisht se ne kemi bërë një marrëveshje ku kemi thënë se do të respektojmë dhe çështjet e ngritura prej tyre, kemi krijuar një konsensus të gjerë, ku kemi votuar në Kuvend dhe ligje të rëndësishme që kishin të bënin me integrimin, dhe kërkonin shumicë të cilësuar.

Hapja e listave është një standard, formulat do të diskutohen. Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Thënë këto, dua të sqaroj se përse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi (për hapjen e listave), jo opinion, por duke iu referuar kodin të praktikave të Venecias dhe një deklarate që ka bërë Venecia lidhur me mosndryshimit e legjislacionit për sistemin, ku thotë se janë tre elementët; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.

Së dyti madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket. Dhe së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj. Ky është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s’ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Edhe kjo nuk përbën shkelje, se Venecia e sqaron se ‘nuk është absolute që jo që parathuhet, dhe pikërisht rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes. Nga ana tjetër qoftë Venecia apo instancat e tjera cështje që lista të hapura, mbyllura, apo pragu, etj, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi.

Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. Dhe e fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kunjës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit është krejtsisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërci i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe ne do të kërkojmë deri në fund që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, ky është problemi i tyre, ata janë kundër që të kryhet nga partitë. Kundër kam qenë edhe unë.

Kështu opozita jashtë parlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrje në proces. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë kuvendit, as me forcë as me shantazhe. Rrugët e padenja për të garantuar shumica për ta cuar sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh cenim të integrimit është marrëzi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...