Balerina e njohur dhe njëkohësisht prezantuesja e motit në Tv Klan, Alba Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, me anë të një postimi ajo ka treguar vesin e saj më të keq, të cilin ndodh ta kenë dhe shumë të tjerë.

Alba nuk rri dot pa ngrënë thonjtë dhe provën e ka publikuar në Instastory. Ajo ka fotografuar duart e saj dhe ka shkruar “Si mund të dal kështu te moti? Po ju i hani thonjtë?”.

Prezantuesja bën mirë të heqë dorë nga ky ves, ose përndryshe në çdo dalje të saj, ndjekësit do dinë ku t’i kenë sytë!