Shfaqet specia e rrallë në Theth, specialistët e Zonave të Mbrojtura mbeten të befasuar

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar në Theth, ka fotografuar një dhi të egër.

Kohët e fundit kafsha është shfaqur në disa raste. Prej kohësh ajo nuk ishte parë në pyjet tona.

AZMP ka postuar një video të kafshës e cila si rrallë herë është filmuar nga afër dhe e pashqetësuar.

“E rrallë

Natën e mirë me këtë pamje të mrekullueshme të dhisë së egër në Parkun Kombëtar të Thethit!

Ndodh shumë pak ose aspak që dhia e egër të shihet dhe filmohet kaq afër dhe e pashqetësuar!

Ps. Ju kërkojmë ndjesë për cilësinë e vides sepse është e regjistruar me aparat celular, por objektivi është shumë i qartë !

Vidio P.Guri Roje Mjedisore!”

Moratorium i gjuetisë po jep efektet e duhura për shtimin e faunës së egër por edhe izolimi nga pandemia duket se pati efekt pozitiv.

Edhe rracat në zhdukje duket se po shtohen si ariu i murrmë apo rriqebulli i Ballkanit.

Ariu i murrmë, macja e egër, ujku, derri i egër, kunadhja etj. tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe po shumohen dita ditës.

Moratoriumi i gjuetisë u vendos në vitin 2014 me një afat 2 vjeçar, më pas afati i tij u shty për 5 vite të tjera dhe pritet të përfundojë në vitin 2021.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...