Kjo sishte degjuar! Janë gati për t’u bërë prindër te lumtur, ish e fejuara i bën të papriturën çiftit shqiptar

Raste të tilla janë të rralla.

Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në ‘E diela shqiptare’ është folur për historinë e dashurisë mes Esmeraldës dhe Erjonit, të cilët ndonëse pa pëlqimin e familjes së vajzës vendosën që të martoheshin pas njohjes në Facebook.

“Unë me Erjonin jam njohur në Facebook për ditëlindjen e Erjonit. Ai është fejuar një herë. Unë mendova se po më gënjente, nuk e besova. Ashtu si më ka njohur mua edhe atë e ka njohur në Facebook, por ai jepte besimin e tij. Aty vendosi Erjoni të vinte në shtëpi dhe të më kërkonte, tregonte çdo gjë, nuk mbante sekrete, por mami nuk ishte dakord, sepse kishim besime të ndryshme unë katolike ai mysliman moshë. Unë vendosa të ikja nga shtëpia me Erjonin.”, ka rrëfyer Esmeralda.

Çifti tashmë janë në pritje të ëmbël, mirëpo siç rrëfeu Esmeralda një person i tretë, pra ish e fejuara e Erjonit po i hap shumë probleme marrëdhënies së tyre.

“Ngaqë Erjoni ka qenë i fejuar kanë nisur disa konflikte, sepse ish e fejuara është shfaqur prapë më shkruan ik nga aty se jam unë pjesë e Erjonit. Ajo ka nisur të shkruajë që ditën e parë që kam hyrë unë në atë shtëpi.”, ka treguar Esmeralda.

Ajo kishte thirrur në emision bashkëshortin e saj për t’i kërkuar falje për të gjitha zënkat dhe debatet që kishte krijuar kur ish e fejuara i shkruante Erjonit.

“Sot të kam thirrur për diçka që na shqetëson të dyve. Dua të them, duhet të më bindësh ti, që jemi bashkë dhe mos ta kthejmë kokën pas. Mos të kemi më grindje, sepse një muaj ka mbetur dhe t’i bëhesh baba e unë nënë. Të vazhdojmë jetën ashtu si jemi njohur. Ajo sado të shkruaj, vetë do largohet. Siç erdhi tek ne, ashtu do largohet prapë. Unë atë frikën time e kam, sepse nuk i dihet, ose e kam prej shtatzanisë, por t’i duhet të më premtosh se do vazhdosh me mua dhe vetëm me mua dhe nuk do t’ia lëshojmë dorën njëri-tjetrit.”, ka thënë Esmeralda.

“Unë kam folur dhe i kam thënë që kam një familje tjetër, por ajo i shkruan Esmeraldës, më shkruan mua. Ta zgjidhi ajo. Unë e kam garantuar Esmeraldën. Esmeralda është jeta ime dhe do jetë gjithmonë.”, ka treguar Erjoni duke u duartrokitur nga publiku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...